00:27 / E Mërkurë, 08 Prill 2020

“Reklamacioni” i Agim Ademit do t’i kushtoj para FFK-së në fund të muajit

Edhe në këtë kohë pandemie, kryetari i FFK-së, Agim Ademi po punon fort për ta pastruar figurën e tij, pasi gjykata e apelit e vërtetoi dënimin e shkallës së parë me nëntë muaj burg efektiv me akuzën e zhvatjes dhe detyrimit që kap vlerën e rreth 30.000 eurove.

Pasi i ka përfunduar vizitat te miqtë e tij nëpër Ligat Rajonale, ai tashmë ka filluar të bëj reklamacion edhe me stadiumet.

Edhe pse ndeshjet e Kosovës janë në muajin shtator, FFK e drejtuar nga Agim Ademi sonte i ka testuar reflektorët e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Ky testim po bëhet pesë muaj para ndeshjeve, ku deri atëherë mund të dalin jashtë funksionit disa herë.

Por përveç kësaj kjo edhe do t’ kushtoj financiarisht FFK-së.

Në fund të muajit fatura e rrymës për stadiumin “Fadil Vokrri” mund të arrij nga 3500 deri në 4500 euro pasi reflektorët e stadiumit kanë harxhime të mëdha. /IndeksOnline/