15:24 / E Hënë, 14 Maj 2018

Rekordet historike që Levante i prishi Barcelonës

Levante u bë skuadra e parë që e mposhti Barcelonën këtë sezon në La Liga.

Gjatë ndeshjes së mbrëmshme, skuadra që mbanë vendin e 15-të në ligë përmbysi disa rekorde interesante të Barcës, shkruan indeksonline.

Vetem 2 lojtarë nga gjithsej 24 sa ka Levante kanë fituar kundër Barcelonës, Coke Andujar gjate kohës kur ishte te Sevilla dhe Pazzini kur ishte ne Milan. Përndryshe, prej 56 ndeshjeve te luajtura kundër Barcelones, Levante ka arritur te fitoje vetëm një here.

Boateng është lojtari i pare pas 13 viteve qe shënon 3 golësh kundër Barcelonës, i fundit qe e beri këtë ishte Diego Forlan, 2005.

Dhe Levante është ekipi i pare qe shënon me shume se 2 gola ketë sezon kundër Barcelonës. Që Barcelona të pranoj 5 gola, duhet kthyer shumë në kohë, në 2003-shin kundër Malagas. /IndeksOnline/