09:38 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Rekordi i Juninhos nga gjuajtjet e lira është i paarritshëm  

Në tetë sezone te Lyoni, mbreti i gjuajtjeve të lira, Juninho Pernambucanoc shënoi 100 gola.

Në krye të kësaj, një shifër prej 44 golave ishin shënuar nga gjuajtjet e lira të Juninhos.

Tani, kjo është ajo që ju e quani efiçiente, pa dyshim.

Që ta bëjë rekordin e tij më prespektiv, braziliani shënoi 78 gola nga gjuajtjet e lira prej 20 viteve karrierë si futbollist, shkruan indeksonline.

Pra, 44 prej tyre i shënoi te Lyoni, më pas e vazhdoi ecurinë e tij edhe te Vasco de Gama, Al-Gharafa dhe në klubin e vendlindjes, Sport Club do Recife.

Juninho do të mbahet mend në histori si ekzekutuesi më i mirë i gjuajtjeve të lira nga gjenerata e tij, duke shënuar dyfishin e golave nga gjuajtjet e lira që shënoi Andrea Pirlo, David Beckham dhe Cristiano Ronaldo.

I vetmi lojtar që i afrohet legjendës së Lyonit në këtë aspekt është portieri, Rogerio Ceni, që shënoi 61 gola nga gjuajtjet e lira.

Ish-anëtari i Sao Paulos mbanë rekordin për më së shumti gola nga gjuajtjet e lira  të shënuar nga një lojtar për një klub./IndeksOnline/

 

Temat: