17:15 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rekordi i ri në Guiness, thyen 43 shalqi me kokë për pak sekonda (Video/Foto)

Një person në Bernberg të Gjermanisë, i quajtur Tafzi Ahmed ka hyr në librin e rekordeve botërore, Guines.

Ai ka arritur që në një festival që u mbajt në Gjermani më 27 maj, të thyej me kokë 43 shalqi njërin pas tjetrit, transmeton Indeksonline.

Ahmedi ka treguar se si filloi të thyej gjëra me kokën e tij që kur ishte i ri. “Fillova përafërsisht para 15 vitesh. Së pari thyeja blloqe betoni me kokën time, nisa me 3 ose 4 dhe gradualisht shtova blloqe”, ka thënë ai.

Gjermani tha se kur nisi me këtë veprim, familja e tij e kundërshtonte vazhdimisht dhe e kritikonte.

“Familja ime, gruaja, djali dhe vajza janë gjithmonë kundër meje, sepse ata e dinë se sa është ky veprim i rrezikshëm për kokën time”, ka theksuar ai, duke shtuar se kur thyen gjëra me kokë, fillimisht ka dhimbje koke, por që pas një kohe i kalon dhe bëhet mirë.

Në festivali e famshëm, Ahmeti arriti shalqinjtë t’i thyej për 30 sekonda. /Indeksonline/
 

Temat: