10:26 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Rekordmeni Valverde!

Ernesto Valverde do të drejtojë nesër ndeshjën e 50-të si trajner i Barcelonës, ku katalanasit ndeshën ndaj Leganes.

Valverde ka një bilanc fantastik deri më tani, me asnjë humbje të pësuar. Udhëheqës në La Liga, finalist në Kupë dhe me një kënbë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Nëse ai vazhdon me këto suksese, Valverde bëhet trajneri i tretë në historine e Barcelonës që fiton tripletë, pas Guardiolas në sezonin 2008-2009 dhe Luis Enrique 2014-2015.

Tani për tani, një fakt mahnitës: Ai ëhtë trajneri me më së paku humbje në pesëdhjetë lojërat e para. Vetëm tri humbje. Luço, Tata Martioni, Guardiola dhe Helenio Herrera kishin pesë.

Përve dy humbjeve ndaj Real Madridit në Superkupë, Valverde ka suksese të pakontestueshme në Ligë, Kupë dhe Ligën e Kampionëve. Nga këto 47 ndeshje, ai ka humbur vetëm një, në derbin kundër Espanyol. Pjesa tjetër rezulton me 35 fitore dhe 11 barazime. Asnjë trajner tjetër në historinë e Barcelonës nuk tregon një statistikë të tillë.

Për më shumë shikoni tabelën më poshtë dhe rezultatet fantastike të Valverdes. /IndeksOnline/