10:23 / E Premte, 18 Nëntor 2022 / k.v

Rend dhe ambient më i sigurt/ Kamerat e sigurisë vendosen te “Qafa” (Foto)

Komuna e Prishtinës ka zgjeruar perimetrin e monitorimit të rrugëve dhe hapësirave publike me kamera të sigurisë, transmeton IndeksOnline.

Sot ekipet e kontraktuara kanë vendosur kamerat e sigurisë te “Qafa” të cilat do të kapin çdo lëvizje të automjeteve dhe kalimtarëve.

Vendosja e tyre është bërë me asistencë të policisë ndërsa end nuk dihet se kush ka qasje në to.

Rikujtojmë se sheshi në Prishtinë është nën mbikëqyrjen e kamerave dhe të njëjtat kanë ndihmuar autoritetet shpesh herë në identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar./IndeksOnline/