10:58 / E Enjte, 30 Nëntor 2023 / L K

Rënditja e re e FIFA-s, ku rënditen Kosova e Shqipëria

FIFA ka publikuar rënditjen e re të kombëtareve në botë. Kosova është ngritur për katër pozita ndërsa Shqipëria nuk ka pësuar ndryshim në rënditje. Shqipëria rënditet e 59-ta në tabelë, ndërsa Kosova e 101-ta.

Në rënditjen e parë ka ndryshim vetëm pozita e tretë të cilën tani e ka marrë Anglia që rënditet pas Argjentinës e Francës.

Belgjika, Brazili, Holanda e Portugalia zënë pozitat vijuese në top 10-she./Indeksonline/