Rënditja e re në FIFA, nuk përparon Kosova, bie Shqipëria

Kosova nuk ka lëvizur fare në rënditjen e re të FIFA-s. “Dardanët” vazhdojnë të jenë në vendin e 107-të në rënditjen tabelare.

Humbja përballë Polonisë, por dhe ndeshjet e para të zhvilluara në kualifikueset e “Euro2024”, i kanë kushtuar Shqipërisë dy pozicione në renditjen mujore të publikuar nga FIFA.
Me 1344 pikë në total, kuqezinjtë e Sylvinho-s pozicionohen në vendin e 68-të.
