21:17 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Renditja përfundimtare e Superligës pas javës së 27-të, katër skuadra mbesin në luftë për titull

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet xhiros së 27-të në IPKO Superligë.

Drita me fitoren e arritur ndaj Dukagjinit ruan kreun e tabelës me 58 pikë.

Prishtina ka shënuar fitore me rezultatin 3:1 në derbin e xhiros ndaj Feronikelit.

Me fitore, Prishtina rikthen pozitën e dytë në tabelë me 54 pikë, katër më pak se Drita që gjendet në pozitën e parë.

Kurse, pas kësaj xhiroje, Ballkani gjendet në pozitën e tretë, ndërsa në pozitën e katërt gjendet Gjilani që pas barazimit të sotëm zbeh shancet për titull.