16:25 / E Premte, 09 Mars 2018

Rënia e çmimeve naftës rriti prodhimin e energjisë primare

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për herë të parë ka përgatitur publikimin “Efiçienca e energjisë në Kosovë” për periudhën 2011-2016. Qëllimi i këtij publikimi është të paraqesë treguesit e efiçiencës së energjisë për sektorët e industrisë dhe ekonomive familjare.

Prodhimi total i energjisë primare ka pasur ngritje gjatë periudhës 2011-2016 prej 1.793 Mtoe në 2.010 Mtoe rreth 12.12% (ose 2.4% në vit). Prodhimi kishte tendencë të ulet deri në vitin 2014 (rënia më e madhe ishte në vitin 2014), kurse rritja kishte filluar nga viti 2015, kurse në vitin 2016 ka arritur 2.01 Mtoe.

Çmimet e naftës gjatë periudhës 2011 – 2016 kanë shënuar ulje graduale nga viti në vit, ku në vitin 2011 çmimi për një litër naftë ishte 1.24 €/l, kurse në vitin 2016 çmimi për litër naftë ishte 0.93 €/l, apo kemi një ulje të çmimit të naftës për rreth 25%. Çmimet e benzinës gjatë periudhës 2011 – 2016 kanë shënuar po ashtu ulje graduale nga viti në vit, ku në vitin 2011 çmimi për një litër benzinë ishte 1.24 €/l kurse ne vitin 2016 çmimi për litër ishte 0.98 €/l, qw i bie një ulje të çmimit të benzinës përreth 21%.

Intensiteti i prodhimit primar dhe intensiteti final i BPV-së u rrit në vitin 2016, krahasuar me vitin 2011 respektivisht nga 12.12% në 11.52%

Për më shumë informata, lidhur me Efiçiencës së Energjisë në Kosovë 2011-2016, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/energjia

Temat:

Të fundit