08:15 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Reperi i famshëm slloven dëgjon “Princess Diana” (Video)

Reperi më në zë kohën e fundit në Slloveni, Challe Salle ka bërë përshtypje ndër shqiptarët me gjestin e tij të fundit.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, ai ka publikuar një video ku shihet teksa po dëgjon këngën “Princess Diana”, transmeton Indeksonline.

Duket se kjo këngë po hynë në preferencat e reperit të njohur, për shkak që po e dëgjon tërë kohën.

Ndryshe, “Princess Diana” është hiti i këngëtarëve të njohur Ledri Vula dhe Lyrical Son që është publikuar vetëm para pak ditësh. Kurse deri më tash ka arritur mbi 4 milionë klikime./Indeksonline/