15:53 / E Mërkurë, 24 Gusht 2022 / B O

Reperi i njohur e pranon fajin për trafikim droge

Reperi i njohur, Fetty Wap, mund të përballet me 5 vjet burgim. Kjo pasi që reperi është deklaruar fajtor ndaj akuzës për trafikim droge.

Ai e ka pohuar para drejtësisë se mori pjesë në një operacion të trafikimit që e lëvizte drogën nga Bregu Perëndimor në Long Island.

Dy javë më parë, gjykatësi Steven Locke e anuloi kërkesën e tij për lirim me kusht, dhe e dërgoi në burg.

Pas pranimit të fajit, reperi u kthye sërish në burg ku po e pret dënimin e caktuar nga gjykata./Indeksonline/