18:56 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Reshitaj: Kosovës i duhet vizion i ri, larg mentalitetit të kaluar, vizion që bashkon të gjitha forcat politike në interesin kombëtar

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj ka deklaruar se ‘Konferenca e Unitetit’ e ideuar nga ish-kryeministri Ramush Haradianj është e rëndësisë së jashtëzakonshme për të ndodhur sa më shpejtë që është e mundur.

Sipas saj, Kosovës i duhet vizioni ri, larg mentalitetit të kaluar, vizion që bashkon të gjitha forcat politike në interesin kombëtar, transmeton Indeksonline.

Tutje ajo shtoi se Kosovës i duhet vizion politik që ruan, kultivon dhe avancon partneritetin dhe miqësinë me ShBA-në dhe BE-në.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, në këto momente kaq të ndjeshme për të tashmën dhe të ardhmën e vendit tonë, “Konferenca e Unitetit” e ideuar nga lideri Z.Ramush Haradinaj është e rëndësisë së jashtëzakonshme për të ndodhur sa më shpejt që është e mundur.

Kosovës i duhet vizion i ri, larg mentalitetit të kaluar, vizion që bashkon të gjitha forcat politike në interesin kombëtar. Kosovës i duhet vizion politik që ruan, kultivon dhe avancon partneritetin dhe miqësinë me SHBA-në dhe BE-në, vizion që ofron Kosovën në Bashkimin Evropian dhe në botën e qytetëruar, vizion që hap perspektiv për të gjithë qytetarët pa dallim, e në veçanti për të rinjtë dhe jo vizion që ndanë dhe largon Kosovën nga marrëdhëniet me shtetet mike të cilat janë ndërtuar me vite të tëra.