13:24 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Reshjet e mëdha të shiut, vërshohen rrugët në Rahovec (Video)

Ditëve të fundit në Kosovë reshjet e shiut kanë krijuar dëme të shumta në bujqësi.

Ato po vazhdojnë edhe sot duke krijuar dëme të mëdha e  vështirësi edhe në komunikacion.

Në Rahovec, rruga e transitit është mbuluar e tëra me ujë dhe kjo po ndikon në vështirësinë e automjeteve për të kaluar në këtë pjesë, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, në komunën e Rahovecit llogariten miliona euro dëme të shkaktuara nga reshjet fundit./Indeksonline/