20:36 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Reus tregohet shpëtimtar, Dortmund merr fitoren në minutën e fundit

Skuadra e Borussia Dortmund ka shënuar fitore mjaft të vështirë në udhëtimin në Berlin.

Skuadra e Lucien Favre ka arritur që të shënoj një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme, me rezultatin 2:3.

Ishin vendasit që kaluan në epërsi të parët, me anë të Salomon Kalou, qysh në minutën e 4’ të takimit.

Dortmund reagoi pas vetëm 10 minutave, duke barazuar me anë të Thomas Delaney.

Për vendasit, ishte përsëri ish sulmuesi i Chelsea, i cili nga pika e bardhë ktheu epërsinë, në minutën e 35’.

Goli i barazimit nga Dortmund erdhi në minutën e 47’ kur shënoi Dan Axel Zagadou, për të ngjallur shpresat e mysafirëve.

Krejt në fund, ishte ylli i skuadrës Marco Reus, që në minutën e 90’ shënoi golin e fitores për skuadrën e tij.

Kështu, Dortmund bëhet lideri i ri në tabelë, me tri pikë më shumë sesa Bayern, të cilët kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.