75 Mall Live Search
14:37 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Revanshi, Khabib – McGregor, menaxheri tregon kushtin primar

Khabib Nurmagomedov është i hapur për revanshin me Conor McGregor – nëse aspekti financiar është i duhur.

Kampioni i peshave të lehta në UFC mposhti irlandezin në raundin e katërt në një përballje në Las Vegas këtë muaj.

Të dy mundësit janë aktualisht të pezulluar derisa të mbarojnë hetimet për shkak të incidenteve të shkaktuara pas duelit, transmeton IndeksOnline.

Image result for khabib mcgregor

Dhe menaxheri i Khabib ka zbuluar se një revansh mund të ndodhë nëse klienti i tij paguhet aq sa meriton.

”Conor ka folur shumë marrëzira e madje edhe para familjes së tij”.

”Nëse dikush vendosë një shumë të madhe parash në tavolinë, atëherë ne mund ta bëjmë revanshin”, tha menaxheri për TMZ./IndeksOnline/