09:51 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Revolucion në Arsenal, largohen 10 lojtarë

Arsenali është duke u përgatitur për revolucionin më të madh në sundimin 21 vjeçar të Arsene Wengerit.

“Topçinjtë” – të udhëhequr nga shefi i sapo emëruar i rekrutimit, Sven Mislintat – tashmë kanë nisur planifikimin e asaj që pritet të jetë një verë tejet e ngjeshur nga hyrjet dhe daljet e lojtarëve, raporton Daily Mail.

Hiç më pak se 10 lojtarë të skuadrës së parë mund të largohen nga Arsenali gjatë verës, gjersa skautët janë duke punuar për t’i gjetur zëvendësuesit e tyre.

Në mesin e lojtarëve që po monitorohen janë Abdou Diallo i Mainz dhe Ohis Felix Uduokhai i Wolfsburgut.

Mesut Ozil, Alexis Sanchez dhe Per Mertesacker janë në mesin e atyre që më shumë mundësi do të largohen nga klubi londinez/Express/