19:07 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Revolucion te Roma, Sarri në “pole-position” për stolin!

Roma projekton revolucionin për edicionin e ardhshëm dhe imazhi i projektit të ri përfaqësohet me teknikun Maurizio Sarri në majën e piramidës verdhekuqe praktikisht duke zëvendësuar Eusebio Di Francescon.

Në të vërtetë janë duke përgatitur operacionin për trajnerin toskan i cili aktualisht po përjton një periudhë të vështirë në drejtimin e Chelseat. Kontaktet e para për të arritur këtë marrëveshje janë shënuar në Londër me drejtues të klubit kryeqytatas dhe atyre të Bluve të Londrës.

Sarri gjendet me një këmbë jashtë Stamford Bridge por edhe nëse do të arrinte të shkonte deri në fund të sezonit shkarkimi i i tij në qershor tashmë konsiderohet i pashmangshëm. Në këtë fazë kërkon të të hyjë në skenë Roma që siç raportojnë mediat italiane ka nisur sondazhin për tu njohur më shumë me terrenin e Sarrit.

Tekniku i italian i Chelseat ishte shumë pranë stolit të verdhekuqve edhe në 2015-ën dhe tashmë tentativa e nisur katër vite më parë mund të finalizohet me sukses duke e parë atë të ulet në stolin e Romës.

Me shumë gjasa fundi i edicionit do të shënojë edhe largimin e drejtorit sportiv Monchi që kërkohet nga Arsenali dhe Sevilla dhe përkon të jetë një prej mbështetësve kryesorë të Di Francescos në organikën e verdhekuqve.

Në këtë mënyrë tashmë Pallotta po përgatit revolucionin si në stol ashtu edhe në kastën drejtuese.