11:55 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Revulucioni ”bicikletë” që mund ta shkarkojë Kovac nga Bayerni

Bayern Munich nuk e ka filluar sezonin mirë dhe aventura e Niko Kovac në stolin e bavarezëve nuk ka shkuar sipas planit.

Çfarë është më e keqja për kroatin është se klubi është duke u përgatitur që ta zëvendësojë atë për shkak se edhe shumë lojtarë janë të pakënaqur me punën e tij.

Sipas Bild, njëra nga problemet e Kovac është edhe udhëzimi i trajnerit ndaj lojtarëve që ta përdorin bicikletën për t’u ushtruar, transmeton IndeksOnline.

Kovac dëshiron që lojtarët ta bëjnë një sesion prej 20 minutash me bicikletë, por lojtarët janë duke e refuzuar këtë.

Skuadra gjithashtu është e pakënaqur me gjuhën kroate që Kovac e përdorë për të folur me stafin e tij, gjë të cilën lojtarët e shohin diskriminuese.

Tani me tri ndeshje pa fitore, Bayerni e sheh veten në vendin e gjashtë në Bubndesliga dhe katër pikë mbrapa liderit, Dortmundit./IndeksOnline/