75 Mall Live Search
08:43 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / Blerim

Rexhbeçaj do të kthehet në Wolfsburg, shpreson të marr ftesë nga Kombëtarja e Gjermanisë

Elvis Rexhbeçaj mund të rikthehet te skuadra e Wolfsburgut në fund të këtij sezoni.

Klubi i FC Koln ka të drejtë ta blejë futbollistin kosovar, por shtatë milionë euro janë një shumë e madhe parash për banorët e Kolnit – andaj kthimi në Wolfsburg pritet të ndodhë në fund të këtij sezoni, shkruan IndeksOnline.

“Elvisi mund të flas me njerëzit në Koln, të flas edhe me ne dhe me ndonjë klub tjetër. Pastaj le të thotë se këto janë opsionet e mia. Nuk ka nevojë të ngutemi”, ka thënë Jorg Schmadtke, drejtori sportiv i Wolfsburgut.

Futbollisti kosovar ka shpreh dëshirë të luaj edhe për Kombëtaren e Gjermanisë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2021’.

“Do të isha shumë i lumtur nëse do merrja një ftesë të tillë. Do të ishte një ëndërr e realizuar për të marr pjesë në Lojërat Olimpike”, ka thënë Rexhbeçaj për Kicker.

Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës ka kohë që është në kontakte me futbollistin në fjalë, por ende s’ka marrë ndonjë përgjigje definitive. Por, nëse Rexhbeçaj luan me Gjermaninë në Tokio, ai prapë mund ta zgjedh Kosovën./IndeksOnline/