15:11 / E Hënë, 02 Gusht 2021 / Ensar Ramadani

Rexhbecaj transferohet te skuadra e Bundesligës

Bochum ka huazuar futbollistin shqiptar, Elvis Rexhbecaj.

Skuadra nga Bundesliga e ka marrë futbollistin nga Wolfsburgu si huazim deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Futbollisti kosovar ka të zhvilluara 71 ndeshje në Bundesligë ku ka shënuar shtatë herë dhe ka asistuar tetë herë.

Të Bochumi ai do të mbaj numrin 20 në fanellë.

Rexhbecaj ndeshjen e parë do ta luaj pikërisht kundër skuadrës së tij, Wolfsburgut. /IndeksOnline/