22:49 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rexhep Selimi tregon se sa luftëtarë kishte UÇK-ja

Çështja e veteranëve është ende një pikë shumë e diskutuar. Për këtë gjë foli edhe deputeti dhe ish komandati në Ushtrinë Çlirimtare, Rexhep Selimi.

Ai përmendi në një emision të rtv21 të gjitha zonat operative të Ushtrisë Çlirimtare, duke thënë se nuk është edhe aq e vështirë që të kuptohet se sa ushtarë kanë pasur të gjitha.

Marrë totalin sipas tij, nuk është e vështirë të nxirret një numër i përafërt, e gjithashtu shtoi se në asnjë situatë, as në mobilizimin më të lartë të njerëzve në UÇK, nuk e kalon numrin 20 mijë.

Ndërkohë, Presidenti Hashim Thaçi më herët ka deklaruar se numri i veteranëve është deri në 15 mijë, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se ky numër është shumë më i lartë, dhe shkon rreth 60 mijë.