10:01 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rezervistët e Kombëtares së Argjentinës, shkëlqyen mbrëmë në Champions League

Mbrëmë u zhvilluan ndeshjet e para të javës së tretë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Të gjithë favoritët shënuan fitore, ndërsa nata ishte për lojtarët argjentinas, shkruan Indeksonline.

Icardi shënoi dy gola për PSG-në, Aguero po ashtu dy gola për Manchester Cityn, të njëjtën gjë e bëri edhe Dybala me Juventusin. Erik Lamela shënoi dhe dhuroi dy asiste për Tottenhamin, ndërsa Di Maria bëri hat-trick asistimesh.

Totali: 7 gola dhe 5 asiste nga 5 lojtarët argjentinas.

Gjëja më interesante është që asnjëri nga ta nuk është startues i rregullt tek ekipi i Argjentinës./Indeksonline/