17:27 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rezultatet dhe tabela e Superligës pas xhiros së 11-të

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Të shtunën janë zhvilluar katër ndeshje, ku janë arritur këto rezultate:

Prishtina – Kek-u 3:0

Drenica – Liria 1:0

Ferizaji – Drita 0:2

Ballkani – Flamurtari 1:0

Ndërsa sot janë zhvilluar edhe dy ndeshje tjera ku janë arritur këto rezultate:

Gjilani – Feronikeli 1:0

Trepç ’89 – Llapi 1:1

Feronikeli vazhdon kryesimin me 23 pikë, dy më shumë se Prishtina (të dyja me nga një lojë më pak) ndërsa në vendin e tretë është Llapi me 20 pikë, dy më shumë se Drenica.

Ballkani, Ferizaji, Liria dhe Kek-u janë në fund të tabelës. /IndeksOnline/