14:22 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Rezultatet e pjesës së parë e bëjnë Feronikelin kryesues të Superligës

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet e fundit të javës së 18-të të Superligës së Kosovës.

Feronikeli është në epërsi prej dy golash në “Përparim Thaqi” në ndeshjen kundër Lirisë.

Golat në pjesën e parë i shënoi Kastriot Rexha në minutën e shtatë dhe në minutën e 44-të, shkruan Indeksonline.

Ndërsa në ndeshjen tjetër, Flamurtari është duke fituar me rezultat 2-0 kundër Prishtinës.

Golin e parë për kuq e zinjtë e shënoi Shillova në minutën e 31-të ndërsa dyfishoi Egzon Krasniqi në minutat shtesë.

Këto rezultate e bëjnë Feronikelin kryesues të Superligës me 42 pikë, dy më shumë se Prishtina. /IndeksOnline/