16:41 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ribery: Kam “vdekur” urie, derisa u bëra futbollist

Frank Ribery është njëri ndër futbollistët më të dashur në sportin e futbollit, sot ai është 37 vjeçar.

Ai kthen në memorie kujtime të hidhura nga jeta e tij, në moshën 16 vjeçare Ribery kishte shkuar në Arles, ekip që garonte në ligën e tretë Franceze, shkruan IndeksOnline.

“Në moshën 16 vjeç u nisa bashkë me një shok që kishte patentë për të më çuar deri në Arles, kategoria e tretë franceze. Udhëtuam më shumë se 1 mijë kilometra, duke mos u ndalur as natën”, tha Ribery

“Prova që do të bëja ishte fiksuar në 3 të drekës. Mbërritëm në fushën stërvitore gjysmë ore përpara dhe më doli koha vetëm të ndërrohem. Zbrita në fushë pa ngrënë bukë. Nuk kam turp të tregojë që shumë shpesh kam vdekur urie, madje shkonin dy ditë derisa haja një simite, nuk hy në hak nëse them që ishte e ftohur”, shtoi me lot në sy ylli francez.

“E doja futbollin, rrija tërë natën zgjuar duke menduar si të bëhesha i mirë, jeta ime ndryshojë më pas por jo mendja ime.”

“Kam shkuar 37 tash kur po flas, por kam të njëjtën uri si ditën e parë, por jo për të ngrënë por për të qenë i mirë në fushë për këto ditë sa më kanë mbetur”, përfundoi intervistën teksa shihej i prekur thellë në shpirt, pasi koha që të varë atletet në gozhdë i erdhi shpejt.

/IndeksOnline/