00:13 / E Enjte, 19 Mars 2020

Ribery me zemër të madhe, ofron shumën marramendëse për të prekurit nga Koronavirusi

Franck Ribery jeton në një nga zonat më të prekura nga epidemia e koronavirus.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, francezi hapi portofolin për t’iu ardhur në ndihmë autoriteteve shëndetësore.

Ribery ka dhuruar 50 mijë euro për kauzën që është ndërrmarë së fundmi nga klubi i Fiorentinës për të mbledhur 500 mijë euro për mjekët dhe infermierët të cilët ndodhen në vijën e parë të luftës.

I vlerësuar nga tifozët e Fiorentinës për cilësitë e tij në fushën e lojës ish-futbollisti i Bayern Munich do të jetë edhe më i vlerësuar pas këtij gjesti njerëzor.