11:17 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ribery tregon çmimin e biftekut te Nusreti, sa katër lopë

Futbollistët e njohur botëror shpesh vizitojnë restaurantin e Nusretit, më të famshmin në botë për përgatitjen e mishit.

Në menynë e tij ky restaurant përgatit edhe mish të larë me ar, që mban emrin e Ribery.

Një i tillë kushton hiq më pak se 2500 euro, afërsisht sa mund të kushtojnë katër lopë.

Ribery ka publikuar fotografinë e çmimores të restaurantit që shpesh e viziton. /IndeksOnline/