Richarlison kryen testet mjekësore te gjiganti i Premierligës (Foto)
Futbollisti brazilian, Richarlison de Andrade do të largohet nga Watford gjatë afatit kalimtar të verës.
Ylli i klubit anglez ka kryer testet mjekësore te gjiganti i Premierligës, Everton, shkruan IndeksOnline.
Sipas “Sky Sport”, Richarlison pritet që gjatë ditës së nesërme (e martë) të prezantohet si futbollist i “The Toffees”.
Thuhet se transferimi i 21-vjeçarit në “Godison Park” do të kushtoj plotë 44 milionë funta.
Richarlison për Watfordin ka zhvilluar afro 40 paraqitje dhe ka shënuar 5 gola./IndeksOnline/