17:02 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / MSH

Rifat Latifi dorëhiqet nga Ministria e Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij udhëheqëse në këtë dikaster.

Indeksonline raporton se ministri ka dhënë dorëheqje gjatë ditës së sotme.

Indeksonline ka kontaktuar me kabinetin e ministrit të cilët nuk kanë pohuar e as mohuar dorëheqjen e tij, megjithatë të njëjtën e kanë konfirmuar burime dytësore.

Latifi u emërua ministër i Shëndetësisë 11 muaj më parë, si pasues i Arben Vitisë, i cili la këtë detyrë për të kandiduar për pozitën e kryetarit të Prishtinës./Indeksonline/