17:36 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Rifillojnë kërkimet, bie niveli i ujit në lumin Lepenc (Video)

Kërkimi i dy policëve të zhdukur që nga mbrëmja e së shtunës ka vazhduar edhe sot, në ditën e pestë.

Për të lehtësuar në kërkimin e tyre, sot hidrocentralet në Brezovicë kanë bllokuar rrjedhën e ujit.

Ky veprim është ndërmarrë në koordinim me Policinë e Kosovës.

Pas këtij veprimi, ishin ndërprerë edhe kërkimet për të pritur që të bie niveli i ujit, shkruan Indeksonline.

Megjithëse niveli i ujit ka rënë shumë pak, ekipi i kërkim shpëtimit nuk po humb kohë,  ka rifilluar përsëri kërkimin.

Ndryshe, duhet cekur se vetura me të cilën po udhëtonin dy policët është nxjerrë nga uji i lumit Lepenc që natën e parë por që, as pas pesë ditë kërkimi nuk ka asnjë gjurmë të dy policëve./Indeksonline/