14:50 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Rihanna me një fjalë i humbë “Snapchatit” 800 milionë dollar (Foto)

Mjafton një fjalë e Rihannas dhe e gjithë një kompani të marrë tatëpjetën, transmeton Indeksonline.

Apo të paktën kështu ka ndodhur, pas kërkesës së Rihannës që fansat e saj të fshijnë aplikacionin Snapchat.

Kjo ka ndodhur për shkak të një reklame, e cila bënë shaka me këngëtaren dhe dhunën që kishte ushtruar i dashuri i saj, Chris Brown mbi të.

“A do të zgjidhnit?” – “ta goditni me shuplakë Rihannan” apo “ta grushtoni Chris Broën”, kishte qenë reklama e Snapchat.

“Kjo nuk ka të bëjë me ndjenjat e mia personale, sepse nuk kam… por keni zhgënjyer të gjitha gratë, fëmijët dhe burrat që kanë qenë viktima të dhunës në të kaluarën. Turp. Fshijeni këtë aplikacion”, kishte shkruar këngëtarja në reagimin e saj në Instagram.

Por kjo menjëherë ka ndikuar në humbjen e shumë parave të këtij gjiganti, ku sipas Wall Street Journal ka humbur 800 milionë dollar./Indeksonline/