13:00 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rihapet rast për përdhunim nga Cristiano Ronaldo

Një hetim për akuzën e përdhunimit është rihapur. I akuzuar në këtë rast është pikërisht futbollisti, Cristiano Ronaldo.

Një modele kishte pohuar se ajo ishte përdhunuar nga ylli i futbollit në një apartament në Las Vegas në vitin 2009, transmeton Indeksonline.

Ronaldo, i cili tani luan për Juventusin në Serie A të Italisë, hodhi poshtë akuzat si lajme të rreme, gjatë një bisede të drejtpërdrejtë së fundi në Instagram.

“Ajo që  u tha sot është lajm i rremë”, ka thënë ylli 33 vjeçar i kombëtares portugeze, në një postim që më vonë u fshi.

Kathryn Moyorga, 34 vjeç nga Las Vegas, akuzoi Ronaldon, në një ankesë prej 32 faqesh të paraqitur muajin e kaluar në një gjykata të rrethit në Nevada, për përdhunimin e saj më 13 qershor 2009  në Vegas.

Departamenti i Policisë Metropolitane në Las Vegas konfirmoi përmes një deklarate se ylli portugez i ishte përgjigjur një thirrje për një sulm seksual atë natë.

“Në kohën kur është marrë raporti, viktima nuk ofroi detaje për vendndodhjen e incidentit. Por asaj iu bë testimi mjekësor. Që nga shtatori 2018, rasti është rihapur dhe detektivë tanë po ndjekin informacioni që po ofrohet nga viktima”, thuhet nga policia.

Mayorga pohon në padi se ajo ishte nën presion për mbajtjen e kësaj të fshehtë, pra që sekreti i përdhunimit të mos bëhet publik.

Ankesa u raportua për herë të parë nga revista gjermane, Der Spiegel. Avokatët e Ronaldos ndërkohë thuhet se kërcënuan me padije revistën lidhur me këtë raportim.

Në moshën kur ngjarja ndodhi, Ronaldo ishte 24 vjeçar dhe sipas padisë thuhet se Ronaldo e kishte ftuar atë në një suitë për të shijuar pamjen e Las Vegas  dhe që t’i bashkohej mysafirëve në një vaskë të nxehtë, por që kishte refuzuar, pasi nuk kishte një kostum banje.

Ronaldo i kishte ofruar asaj rroba dhe pastaj e ndoqi atë në një banjë ku ajo po ndryshonte ato. Tutje theksohet se pasi ajo refuzoi kërkesën et ij për të kryer seks oral dhe se donte të largohej, Ronaldo e tërhoqi në një dhomë gjumi dhe e përdhunoi atë derisa ajo bërtiti “jo,jo,jo”.

Në ankesë gjithashtu shtohet se kur Cristiano Ronaldo përfundoi sulmin seksual, lejoi që vajza të largohet nga dhoma e gjumit .

Mayorga kishte deklaruar se sulmi e kishte lënë atë me lëndime të rënda emocionale dhe trupore, duke përfshirë çrregullime posttraumatike të stresit dhe depresionit të lartë.

Ajo më pas pati probleme alkoolike dhe shkoi deri në tentim për vetëvrasje.

Ronaldo është i martuar dhe baba i katër fëmijë. Gruaja e tij është Georgina Rodrigues./Indeksonline/