15:57 / E Premte, 06 Korrik 2018 / k.v

Rikthehen kolonat në Merdare

Rreth 300 metra është e gjatë kolona e automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare, për të hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia, raporton Indeksonline.

Kolonat e gjata të automjeteve janë krijuar pasdite derisa në mëngjes nuk kishte në asnjërën anë të kufirit.

Sipas informacioneve zyrtare, kolona në hyrje është e gjatë 300 metra ndërsa në dalje 200.

Për dallim nga Merdarja, në pikat tjera kufitare gjendja është normale dhe nuk ka fare pritje./Indeksonline/

Temat: