17:46 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Rikthehen në punë gjashtë zyrtarët policor të suspenduar në Gjakovë

Kristë Gjokaj komandant i policisë së Gjakovës dhe 5 zyrtarë të tjerë i janë rikthyer punës.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur avokati Tomë Gashi.

Gashi përmes një njoftimi në facebook ka thënë heronjet e Policis se Gjakoves ne krye me komandantin e tyre Major KRISTË GJOKAJ kthehen ne pune.!

Ja postimi i plotë:

Heronjet e Policis se Gjakoves ne krye me komandantin e tyre Major KRISTË GJOKAJ kthehen ne pune.!

Komandanti KRITSTË GJOKAJ,oficerët e lartë të policisë, epërorët GËZIM BIBLEKAJ,BEKIM PREQI, Policët AGRON IDRIZAJ, MILOT UKAJ, e SHABAN LIMANI, me vendimin e Drejtorit te Policis se Kosoves, z. RASHIT QALAJ nderprehet suspendimi i perkoheshem dhe kthehen ne pune.

Rroft policija e Kosoves.!

Po behet shume mire per qytetart e Gjakoves dhe te Kosoves, dhe po behet shume keq per grabitesit dhe kriminelet e Gjakoves dhe te Kosoves.!