22:32 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Rikthehen temperaturat e larta, këto janë parashikimet e motit për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ka njoftuar se temperaturat maksimale nesër do të lëvizin të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

“Pas gjithë këtyre reshjeve të cilat kanë përfshirë pjesën dërmuese të vendit, situata meteorologjike vije drejtë stabilizimit. Kjo si pasojë e depërtimit të masave ajrore me presion të lartë mbi vendin tonë, të cilat do të mbesin të qëndrueshme deri në fundjavë.

Rreziku nga paraqitja e temperaturave të ulëta me vlera negative kaloi. Edhe pse reshjet e shiut të cilat vende-vende u shoqëruan me breshnizë, nuk kanë ndikuar dukshëm në dëmtimin e sektorit të pemëtarisë. Ndonëse në viset malore ishin regjistruar temperatura rreth zeros, por intervali kohor i atyre temperaturave ishte i shkurt, gjë që nuk kanë krijuar dëme në pemëtari.

Temperaturat maksimale bashkë me ato minimale dita-ditës do të shënojnë ngritje të lehta. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Në fushat barike do tà « ketë luhatje, por vlerat e tyre do të jenë për 9-12 milibar mbi normalen. Cilësia e ajrit do të jetë në kufijtë e vlerave të shëndetshme, kjo si rezultat i aktiviteteve meteorologjike gjatë ditëve të fundit.

Indeksi UV do të jetë i lartë por jo në kufijtë e rrezikut. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s”, njofton IHMK.