19:24 / E Shtunë, 16 Tetor 2021 / OSH

Rikthehet fotografia Presidentit Rugova në Podujevë

Pas përfundimit të fasadimit të objektit banesor është vendosur përsëri në mur fotografia e Presidentit Ibrahim Rugova.

Një fotografi e tillë kishte qenë e vendosur edhe më parë mirëpo për shkak të punimeve është larguar përkohësisht.

E njëjta u vendos një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale.