09:37 / E Shtunë, 26 Qershor 2021 / OSH

Rikthehet Kampionati Evropian, sot zhvillohen dy ndeshjet e para të 1/8-tës së finales

Pas një pushimi të shkurtër, Kampionati Evropian rikthehet përsëri në aksion.

Sot zhvillohen dy ndeshjet e para të 1/8-tës së finales, transmeton Indeksonline.

Nga ora 18:00 do të luhet ndeshja mes Uellsit dhe Danimarkës.

Tek Uellsi do të mungoj Ampadu pasi është ndëshkuar me karton të kuq, kurse tek Danimarka mungon Christian Eriksen.

Nga ora 21:00, luhet ndeshja mes Italisë dhe Austrisë. Tek “Azzurët” mungon Florenzi për shkak të një lëndimi, në dyshim është edhe Chiellini i cili ka probleme me muskuj.

Ndërsa tek Austria mungon Lazaro i cili ka lëndime të muskujve./Indeksonline/