09:42 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Rikthehet Klitschko, rivalizon Joshuan: Unë ende mundem! (Foto)

Wladimir Klitschko mund të rikthehet nga pensionimi. Boksieri ukrainas siç duket mbrëmë nuk e ka shikuar meçin Joshua – Parker dhe kur është zgjuar në mëngjes i ka parë të gjitha lajmet sa i përket këtij dueli.

Anthony Joshua mposhti me pikë boksierin nga Zelanda e Re, Joseph Parkerin, një duel që la shumë për të dëshiruar, transmeton IndeksOnline.

Klitschko, i cili u pensionua gjatë vitit të kaluar, ka një mesazh për Joshuan derisa paralajmëron rikthimin në ring!

“U zgjova në mëngjes me një zjarr në trup që më thotë “Ende Mundem”. Krejt jeni të njoftuar zyrtarisht për këtë”, ka shkruar Klitschko.

A është ky një lajm i rrem për datën 1 prill, mbetët të konfirmohet nga vet 42-vjeçari, ish-kampion botëror./IndeksOnline/