20:59 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Rikthehet modeli i celularëve me kapak nga Samsungu, ky është çmimi i tyre

Samsung ka ofruar një opsion të ri për celularin e ri me kapak që do nxjerrë në treg. Një video katër minutëshe tregon të rejat e Galaxy Fold, smartphone i ri që do kushtojë 1.700 paund.

Aplikacionet e Google Maps do të shfaqen me ekran më të madh dhe do të kenë një konfigurim më të shpejtë të destinacionit. Thuhet se ky celular do të dalë në treg në Britani me 3 maj dhe është më i shtrenjti që ka sjellë ndonjëherë Samsung.

Është hera e parë që Samsung sjell risi të tillë, një pajisje që do të hapet me kapak dhe ofron një shumëllojshmëri opsionesh që nuk i kemi parë asnjëherë.