12:50 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rikthehet në stadiumin, ku e shënoi golin e parë në Champions League

Para 18 viteve, Santiago Solari e vizitoi ”Stadio Olimpico” për herë të parë si futbollist, dhe tani ai do të rikthehet aty si trajner i Real Madridit.

Ai e kishte rastin ta vizitonte Romën në marsin e vitit 1999 me Atletico Madridin, por argjentinasi u la jashtë skuadrës së Carlos Aguiar.

Nëse ai do të luante atëherë, do të ishte kundërshtar i Eusebio Di Francescos, trajnerit aktual të Romës.

Solari luajti për herë të parë në Romë më 21 shkurt të vitit 2001, në Champions League, ku Real Madridi u përballë me Diego Simeonen dhe Lazion e tij, transmeton IndeksOnline.

Solari startoi nga minuta e parë dhe shënoi në barazimin, 2-2, duke barazuar pas golit të Pavel Nedved para se Hernan Crespo t’ua jepte epërsinë prapë italianëve, dhe më pas, Raul shënoi golin vendimtar.

Gjatë karrierës së tij si futbollist – te Real Madridi dhe Interi, Solari e vizitoi Romën dhe ”Stadio Olimpico” plotë 11 herë.

Ai u rikthye në sezonin, 2001/02 në fazën e grupeve në Champions League në fitoren, 2-1 ndaj Romës dhe në sezonin, 2002/03 në fitoren, 3-0 ndaj Romës në të njejtën garë./IndeksOnline/