75 Mall Live Search
23:12 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rikthehet pas më shumë se dy vitesh, fiton turneun e rëndësishëm Europian

Lëndimi që e mbajti jashtë fushave për afro 3 vite, nuk ia ka humbur shpirtin e kampionit britanik, Andy Murray.

32-vjeçari u kurorëzua me titullin kampion në Antwerp të Belgjikës, duke mposhtur ish kampionin e Australian Open, Stanislas Wawrinka.

Kujtojmë që Murray është fitues i tre grandslameve dhe për më shumë se një vit ishte numri 1 në botë.

Në mëdyshje mes pensionimit dhe rikthimit, Andy i dha edhe një shans karrierës së tij, gjë të cilën e arsyetojë sot në Antwerp.

Ndeshja mes Murray dhe Wawrinka zgjati 2 orë e 28 minuta, u mbyll me rezultat 2 me 1 me sete, fitore kjo me përmbysje nga ish numri 1 i botës. /IndeksOnline/