Rikthehet sëmundja e rrezikshme e lopës
Një lopë e testuar ka rezultuar pozitive ndaj sëmundjes së ‘lopës së çmendur’ në Florida.
Njoftimin e bëri të mërkurën (29 gusht) Departamenti Amerikan i Bujqësisë, transmeton Indeksonline.
Kafsha i përkiste një ferme në Florida dhe synohej që të therej e shitej për konsum. Nëse njerëzit konsumojnë mishin e një lope të prekur nga kjo sëmundje, ekziston rreziku i zhvillimit të sëmundjes së prionit (një çrregullim i trurit që mund të vrasë njerëzit).
Kjo është hera e gjashtë që sëmundja është zbuluar në ShBA gjatë 15 viteve të fundit. Departamenti i Bujqësisë siguron se lopa e infektuar është zhdukur para se t’ia ngjisë sëmundjen kafshëve të tjera./Indeksonline/.