13:58 / E Martë, 12 Janar 2021 / OSH

Rikthehet Sex and the City, kur do të fillojë seriali i famshëm

Të gjithë e mbajnë mend serialin e famshëm “Seksi dhe ayteti”, një serial i cili ka në vetvete komendinë romancën madje edhe dramën.

Por tanimë për të gjithë fansat e çmendur pas këtij seriali, shumë shpejt do të vijë me një sezon shumë special, ku do të marrin pjesë vetëm 4 aktore, të cilat janë në kërkim të meshkujve të jetës si dhe të bërit karrierë.

Sarah Jessica Parkeri ka njoftuar rikthimin e “Sex and the City”, teksa protagonistet e serialit do të kenë të njëjtat role që kishin dikur.

Këtë herë biondja e bukur dhe joshëse, Kim Cattrall, që luan rolin e “Samantha”-s nuk do të jetë pjesmarrëse. Ajo ka treguar se nuk do të përfshihet në vazhdimet e këtij projekti për shkaqe personale, duke vënë në pah edhe raportet jo të mira me yllin e serisë, Sarah Jessica Parker.

Sezoni i ri do të ketë dhjetë pjesë dhe filmi do të mbajë po të njëjtin emër si dikur. Platforma “HBO Max” nuk ka dhënë detaje nëse Kimi do të zëvendësohet nga ndonjë aktore tjetër.

Xhirimet e këtij seriali do të nisin gjatë pranverës së ardhshme në New York, pasi të qetësohet e gjithë situata e Covidit-19 dhe do të transmetohet në “HBO Max”.