15:46 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Rikthehet sulmuesi më i mirë i Prishtinës

Sulmuesi më i mirë i Prishtinës në edicionin 2016/17 ka qenë Basit Khalid.

Mungesa e tij në stinorin vjeshtor ishte vërejtur jashtëzakonisht shumë.

Një lëndim i rëndë e la mbi 2 muaj jashtë fushës.

Por, tani ai është kthyer nga lëndimi.

Khalid është bashkuar me ekipin në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për stinorin pranveror.