13:46 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Rikthehet Tregu Mobil në Prishtinë, Ahmeti: Vizitojeni e konsumojini prodhimet vendore

Kryetari Shpend Ahmeti përmes një postimi të bërë në Facebook, ka treguar se është rikthyer Tregu Mobil, në Prishtinë.

Ky është postimi i tij:

Prej kësaj jave do të vazhdojë t’ju ofrojë fruta, perime e produkte të freskëta vendore të kultivuara me shumë kujdes e dashuri nga fermerët tanë.

Vizitojeni e konsumojini prodhimet vendore, ushqehuni shëndetshëm dhe mbështetni fermerët e Prishtinës.

1. Çdo të martë në sheshi “Zahir Pajaziti” nga 09.00-17.00
2. Çdo të mërkurë te sheshi “Bill Clinton” “Dardani” nga 09.00-17.00
3. Çdo të enjte sheshi “Adem Jashari” platoja e komunes nga 09.00-17.00