15:16 / E Shtunë, 04 Janar 2020 / indeksADMonline

Rikthimi në kohë, rasti i humbur i Dembeles që i dha suksesin e tanishëm Liverpoolit

Kthejeni kohën pak në ditën e mërkurë, 1 maj në Camp Nou.

Barcelona mposhti Liverpoolin 3-0 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, ndeshja e kthimit ishte krejt tjetër “muhabet”.

Liverpool fitoi 4:0 duke e eliminuar Barcelonën dhe duke u kualifikuar pastaj në finale, e më pas për ta fituar krejt titullin.

Ka shumë “çka nëse” në futboll. Një rast që ndodhi vitin e kaluar ishte mundësia e artë e Dembele për të shënuar edhe golin e katërt në ndeshjen e parë, por e shpërdoroi një mundësi të art, shkruan Indeksonline.

Shumë tifozë futbolli mendojnë se ajo mundësi e humbur është “katalizatori” i suksesit të Liverpoolit, dhe Dembele në atë rast ka qenë njeriu më “baksuz” në botë./Indeksonline/