13:24 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Rikualifikohet lënda e Almir Aliut, lirohet vrasësi Boban Iliq

Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore të Kumanovës janë thënë fjalët përfundimtare ku thuhet se bëhet rikualifikimi i lëndës së Almir Aliut, nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në komunikacion”.

Arsyeja e rikualifikimit të lëndës së Almir Aliut, sipas prokurores përgjegjëse, Suzana Kusigerska është sepse në fillim kur është ngritur aktakuza dëshmitë nga ekspertiza ligjore janë vonuar duke thënë gjithashtu se i akuzuari Boban Iliq ka kryer veprën penale në aksident trafiku duke rrezikuar sigurinë e këmbësorëve në gjendje të afektit emocional, apo pa paramendim, transmeton Portalb.

Ndaj Boban Iliq nuk është caktuar asnjëra nga masat e rreptësisë.

Nga ana tjetër, para fillimit të seancës së sotme, para Gjykatës Themelore në Kumanovë, iniciativa qytetare “Drejtësi për Almirin” kanë vendosur “baner” ku kërkohet që të largohet prokurorja, Suzana Kusigerska.