18:10 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Rina e quan këngëtare të dobët, Baby G ia rikujton dy gjëra

Rina Balaj ishte një nga mysafiret e Luana Vjollcës në emisionin e fundit ‘Shiko Kush Luan’.

Përmes lojës Paint Ball, reperja e re pati mundësi të shfryej inatet, por edhe të tregoi se me kënd do donte bashkëpunim.

Gjatë gjuajtjes e pyetur se kush nga emrat, fotografitëe të cilëve kishte mundësi të zgjidhte ishte më i dobët në estradë, ajo zgjodhi reperin S4MM dhe këngëtaren, Baby G, kjo e fundit dikur mike e Rinës dhe ish anëtaree produksionit On Records, shkruan Indeksonline.

Kjo gjë duket që nuk i ka pëlqyer aspak Baby-t, pasi ajo këtë video të Rinës e ka shpërndarë në llogarinë Instagram,teksa e ka quajtur atë një femër Fake, ndërsa i ka kërkuar t’ia kthejë xhinset,në të njëjtën kohë ka treguar se si Rina para disa muajsh i kishte shkruar asaj që po e ndjen mungesën e saj.

Ndryshe, Baby G javë më parë u kap në Prishtinë nën ndikimin e narkotikëve, çka se u arrestua nga Policia e Kosovës, e më pas në gjendje aspak të mirë u dërgua në Spitalin Psikiatrik./Indeksonline/