11:40 / E Hënë, 17 Prill 2023 / AR

Ringjallet Sin Boy, jep mesazhin e fuqishëm

Reperi Sin Boy muaj më parë u zhduk nga rrjetet sociale, madje duke gënjyer kinse ka ndërruar jetë.

Ai jo vetëm që është gjallë por edhe po përgatitet të publikoj këngën e re, transmeton Indeksonline.

Pak orë më parë ai u rikthyer në rrjetet sociale, konkretisht në Instagram dhe TiktTok dhe ka njoftuar fansat se po vjen kënga e re.

“Gëzuar ringjalljen shpëtimtarit tim, Jezu Krishtit. Asnjëherë mos u dorëzu edhe nëse keni gjithë planetin kundër. Mos dëgjoni cfarë thotë bota, dëgjoni atë që thotë zëri brenda, dmth shpirti juaj. E çfarë thotë zëri i Zotit”, tha ai duke iu dhënë fund thashethemeve për të gjithë ata që e donin të vdekur./Indeksonline/